Shahini: Prishtina ka nevojë urgjente për plan të ri zhvillimor

Shahini: Prishtina ka nevojë urgjente për plan të ri zhvillimor

Aktuale August 13, 2025 - 21:59

Besa Shahini, kandidatja për kryetare të kryeqytetit nga Partia Socialdemokrate, ka deklaruar se Prishtina ka nevoje urgjente që të miratojë planin e ri zhvillimore.

Siç ka theksuar ajo në Rubikon të Klan Kosovës, kryeqyteti operon me dokumentacion që i ka skaduar afati.

“Komuna për momentin është vetëm agjenci që lëshon leje. Janë planet e vitit 2012, plani zhvillimor i vitit 2012 që është bazë, janë disa plane rregulluese urbane, që të gjithave u ka skaduar afati, por ato përdorën prapë se prapë sepse nuk ka plane të reja. Por komuna duhet urgjentisht të bëjë planin e ri zhvillimor. Duhet t`i bëjë planet zonale”.

Shahini theksoi se ka takuar shumë njerëz, të cilët i kërkuan që të kalojë një plan të ri zhvillimor.

“Tash e një kohë po shtyhet, por jo për arsye se nuk është i mirë, por për arsye se po i prekë interesat e njerëzve të ndryshëm. Shumë njerëz që kam takuar prej se kam filluar fushatën, po na thonë se nuk po kalon plani i ri zhvillimor, për të cilin po ashtu mendoj që nuk është i mirë, edhe ky është i bazuar mbi numra të gabuar të popullsisë”, tha Shahini