LVV, PDK, LDK, AAK garojnë me listë të përbashkët në Graçanicë si “Aleanca Shqiptare”

LVV, PDK, LDK, AAK garojnë me listë të përbashkët në Graçanicë si “Aleanca Shqiptare”

Aktuale August 13, 2025 - 21:24

Nënkryetari i Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti ka njoftuar se në zgjedhjet lokale të gjitha partitë shqiptare janë bashkuar në një të vetme e që lista quhet “Aleanca shqiptare”.

“Kemi vendosur t’i lëmë anash dhe të bashkohemi të gjithë shqiptarët në një iniciativë që quhet, ALEANCA SHQIPTARE, prandaj bashkarisht me të gjitha partitë: VV, LDK, PDK dhe AAK do të garojmë në këto zgjedhje lokale me një listë”, theksoi Ajeti.

Ndër tjera, ai tregpi se pjesë e listës do të jenë pjestarë e aktivistë me profile të ndryshme me ndikim për komunitetin.

“Bashkë, pa dallim, Graçanicën do ta transformojmë, me ide të përbashkëta bashkë me ndihmën e nivelit qëndror e akterë të tjerë të rëndësishëm!”, shkroi ai tutje. /Zëri