
Hajrulla Çeku e publikon listën e kandidatëve me të cilët do të garojë në Prishtinë
Aktuale
August 13, 2025 - 18:32
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku, ka dorëzuar sot listën e kandidatëve për Kuvendin e Komunës së Prishtinës.
Sipas tij, kjo listë mishëron zërin e punëtorëve, të rinjve, grave e aktivistëve, raporton Zeri.info.
Çeku u shpreh se kjo listë do ta kthejë qeverisjen e kryeqytetit në shërbim të shumicës.
“Kjo është lista e fitores së përbashkët, që sjell dijen dhe përvojën e njerëzve të ndershëm, guximin e atyre që sfidojnë padrejtësitë dhe integritetin e atyre që nuk shiten e nuk blihen. Një listë që do ta kthejë qeverisjen e kryeqytetit në shërbim të shumicës, jo të pakicës së privilegjuar.
Për Prishtinën tonë të barabartë, të gjallë dhe të drejtë!”, shkroi kandidati i LVV-së për Prishtinën. /Zëri