
Maturantët mund të paraqesin provimin e Maturës në e-Kosova
Në platformën e shërbimeve e-Kosova janë hapur aplikimet për paraqitjen e Provimit të Maturës, në afatin e dytë.
“Të gjithë maturantët e shkollave të mesme të larta që janë të interesuar të marrin pjesë në afatin e dytë të Provimit të Maturës Shtetërore kanë mundësinë të aplikojnë përmes platformës e-Kosova nga data 13 – 22 gusht 2025”, thuhet në njoftim.
Për të aplikuar maturantët duhet të identifikohen në platformën e-Kosova, të klikojnë mbi opsionin “Shërbime”, më pas tek “Arsimi” dhe të klikohet mbi opsionin “Apliko për paraqitje të provimit të maturës – afati i dytë”.
“Ky shërbim është krijuar për të lehtësuar procesin e aplikimit, duke ju mundësuar të kryeni të gjitha procedurat online, pa pasur nevojë të paraqiteni fizikisht në shkollë ose institucione të tjera”, thuhet në njoftim.