Urdhërohet evakuimi i banorëve në Gramsh, shkaku i zjarreve të shumta
Foto: Facebook

Urdhërohet evakuimi i banorëve në Gramsh, shkaku i zjarreve të shumta

Aktuale August 12, 2025 - 12:53

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë urdhrin për evakuimin e banorëve në tri fshatra të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, pas përballjes me dy fronte të rrezikshme zjarri që kanë shpërthyer që prej mëngjesit në zonë.

Siç thuhet në njoftim janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura, të cilët po punojnë së bashku me forcat vendore për të izoluar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

“Është dhënë urdhri për evakuimin e banorëve në tre fshatra të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit. Në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve”, thuhet në njoftim.