Suspendohen katër zyrtarë policorë lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan

Suspendohen katër zyrtarë policorë lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan

Aktuale August 11, 2025 - 22:03

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur një hetimet për të verifikuar nëse ndonjë pjesëtar i Policisë së Kosovës ka pasur lëshime apo përfshirje të mundshme në veprimtarinë kriminale të Mefail Shkodrës të dyshuari të shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

Bazuar në autorizimet ligjore dhe me qëllim ruajtjen e integritetit të hetimit si dhe shmangien e çdo ndikimi mbi dëshmitarë apo prova, IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan.

Sipas këtij rekomandimi, janë suspenduar:

Një rreshter policor dhe një hetues nga Njësia e Hetimeve Rajonale të Gjilanit

Një rreshter policor, shef i hetimeve në Stacionin Policor të Novobërdës

Një zyrtar policor nga Njësia e Reagimit të Shpejtë, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan

Tutje IPK, ka treguar se  në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, po zhvillon hetime penale paraprake ndaj të përmendurve për dyshime mbi përfshirje në veprimtari të kundërligjshme me elemente të veprës penale.

Hetimet aktualisht janë në fazën fillestare dhe përfshijnë mbledhjen e provave materiale, marrjen e deklaratave dhe veprime të tjera procedurale.