
“E ka pasë kokën krejt zi”, Nëna i akuzon mjekët se ia lënduan foshnjën në lindje
Përvoja e lindjes së parë në 2018-ën, shënoi një kapitull të errët në kujtesën e saj.
Një nënë nga Kosova, V.H, ndan për Kiks Kosovën, me dhimbje dhe emocion përvojat e saj gjatë dy lindjeve në QKUK, Klinikën e Gjinekologjisë, përvoja këto që, sipas saj, lanë pasoja emocionale dhe fizike te vet ajo por edhe te fëmija i saj.
Pas shumë orëve me dhimbje të forta, fëmija i saj i parë, vajza erdhi në jetë, por ajo çka pa V. H e tronditi shumë.
Vajza sipas saj, kishte kokën e nxirë, fytyrën me ngjyrë të murrme, hundën dhe një pjesë të ballit të lënduar.
Por që për këto, asaj iu tha që gjithçka ishte në rregull.
Në muajt pasues, dyshimet e para për zhvillimin e fëmijës së saj, V. H-së iu shfaqën. Diagnostifikimi i gabuar që iu dha nga disa psikologë dhe trajtimet e papërshtatshme vetëm sa e shtuan ankthin për familjen e tyre.
Në fund, ajo mësoi se truri i foshnjës së saj kishte pësuar shkaku i mungesës së oksigjenit në lindje, pasojë kjo e pakujdesisë së mjekëve sipas saj.
Ndonëse sipas V. H, asaj iu tha në spital që vajzën e kishte mirë dhe asnjë problem nuk ekzistonte, megjithatë asaj thotë që iu deshën tri vjet trajtim e kontrolla të vazhdueshme.
4 vjetë pas kësaj historie, V. H solli në jetë fëmijën e dytë në 2022-ën, e kësaj radhe ajo kërkoi kushtimisht që të lind me operacion.
Kjo kërkesë e saj njëherë u injorua, por kërcënimi për të shkuar në klinikë private detyroi stafin që të reagonin.
V. H tregon dhe fjalët e rënda e fyese që thotë të ketë dëgjuar përditë në ato reparte, e të cilat uron që të mos i dëgjoj askush.
Dëmi emocional, sipas saj, qe aq i madh tek të gjitha gratë me të cilat ishte takuar gjatë dy lindjeve të saj, saqë ka patur gra që kanë kërkuar ndihmë edhe nga psikiatri.