Sveçla: Kam kërkuar hetim për çdo lëshim të institucioneve në rastin e Mefail Shkodrës
Foto: Laura Hasani

Sveçla: Kam kërkuar hetim për çdo lëshim të institucioneve në rastin e Mefail Shkodrës

Aktuale August 11, 2025 - 16:00

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla është deklaruar për lënien në liri të Mefail Shkodrës, i dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

Ai ka thënë se ka urdhëruar Inspektoratin Policor të Kosovës që të angazhohet në hetimin e çdo lëshimi apo përfshirjeje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës në veprimtarinë kriminale të Shkodrës, raporton Zeri.info.

 

“Në çdo deklarim publik dhe në çdo takim me mekanizmat që drejtoj, kam theksuar dhe kërkuar angazhimin maksimal të të gjitha strukturave për garantimin e integritetit personal dhe profesional të çdo shërbyesi publik në vendin tonë. Vazhdoj të jem i pakompromis në këtë drejtim dhe mbështes çdo formë të koordinimit ndërinstitucional që siguron institucione kredibile, të besueshme dhe plotësisht në shërbim të qytetarëve tanë”, thekson ndër tjera Sveçla./ Zëri