Tahiri: Vendimet e gjyqtarit Laban favorizuan Vetëvendosjen në emërime të jashtëligjshme
Foto: Laura Hasani

Tahiri: Vendimet e gjyqtarit Laban favorizuan Vetëvendosjen në emërime të jashtëligjshme

Aktuale August 11, 2025 - 13:53

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka rikujtuar një rast kur gjyqtari Radomir Laban, si gjyqtar raportues në Gjykatën Kushtetuese, kishte vendosur për një seancë parlamentare ku u zgjodhën drejtues të disa institucioneve të pavarura.

Sipas Tahirit, bëhet fjalë për seancën në të cilën u zgjodhën:

1. Guvernatori i Bankës Qendrore;

2. Anëtarët e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE);

3. Kryesuesi dhe një anëtar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP);

4. Kryesuesi dhe anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale.

“Si gjyqtar raportues, Laban e rrëzoi kërkesën e GP të PDK-së, duke legjitimuar kështu seancën ku Vetëvendosja zgjodhi drejtuesit e këtyre institucioneve”, ka theksuar Tahiri.

Ai shtoi se kur “Vetëvendosja dëshiron të sistemojë jashtëligjshëm anëtarë të saj në borde e pozita kyçe, vendimet e Radomir Labanit i respektojnë dhe i lavdërojnë”.

Këto deklarata të tij vijnë pas deklarimeve të ministres në detyrë, Albulena Haxhiu, e cila të dielën në një konferencë për media tha se gjyqtari serb Radomir Laban është bashkëpunëtor i BIA-s dhe ka raporte të ngushta me kryeterroristin Milan Radoiçiq.