Temperatura të larta, MSH-ja del me vendim
Foto: Zëri / Ilustrim

Temperatura të larta, MSH-ja del me vendim

Aktuale August 11, 2025 - 12:53

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka rekomanduar institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta, për periudhën 11 – 15 gusht.

MSH-ja ka thënë se temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht te grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta.

“Ftohen të gjitha institucionet t’i respektojnë këto rekomandime, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve dhe të grupeve të tjera të ndjeshme”, thuhet në njoftimin e MSH-së. /Zëri