Zjarret në Kçiq të Vogël të Mitrovicës, aktivizohet KFOR-i

Zjarret në Kçiq të Vogël të Mitrovicës, aktivizohet KFOR-i

Aktuale August 11, 2025 - 08:15

Gjatë ditës së djeshme kanë shpërthyer zjarre të mëdha në Kçiq të Vogël të Mitrovicës.

Flakët, pos që dogjën mijëra hektarë tokë, rrezikuan edhe banorët.

Katër shtëpi të vjetra e të pabanuara u dogjën, njofton Klankosova.tv.

Fatmirësisht nga zjarret nuk u lënduar njerëzit.

E mëngjesin e sotëm për t’u dalë në ndihmë banorëve dhe zjarrfikësve u aktivizua edhe KFOR-i.

Forcat ushtarake të NATO-s në Kosovë nisën fikjen e zjarrit nga ajri.

Image