Hamza: Zjarret në Kçiq po vazhdojnë, po bëjmë krejt çka mundemi
Foto: Kemal Behrami

Hamza: Zjarret në Kçiq po vazhdojnë, po bëjmë krejt çka mundemi

Aktuale August 10, 2025 - 21:19

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka thënë se banorët e Kçiqit gjatë gjithë ditës janë përballur me zjarret, të cilat po vazhdojnë edhe në këto orë.

Hamza tha se është në vendin e ngjarjes për ta përcjellë nga afër situatën dhe për të bërë çdo gjë që mundet.

“Faleminderit nga zemra zjarrfikësve për profesionalizmin dhe përkushtimin, banorëve për bashkëpunimin dhe të gjithë atyre që po ndihmojnë në këto momente të vështira”, shkroi Hamza.

Si pasojë e flakëve të mëdha që kanë përfshirë këtë fshat të Mitrovicës, tri shtëpi janë djegur.