
Haxhiu: Dy nga të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gjilan qëndruan pak muaj në paraburgim
Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu ka dhënë detaje për rastin e Mefail Shkodrës, i dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gjilan.
Haxhiu ka thënë se nga informacionet e siguruara nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, dy nga të dyshuarit për vrasjen e trefishtë, kanë qëndruar vetëm pak muaj në paraburgim, nga data 21 qershor 2024 deri më 8 tetor 2024, me ndërprerje paraburgimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Sipas saj, kjo periudhë e shkurtër paraburgimi tregon për një problem serioz në trajtimin e veprave penale nga insitucionet e drejtësisë.
“Një qëndrim kaq i shkurtër dhe ndërprerja e paraburgimit, mund të çojë në pasoja tragjike siç pamë sot me vrasjen e trefishtë.
Sistemi i drejtësisë duhet të tregojë përgjegjësi maksimale për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve”, thuhet në reagimin e saj. /Zëri