
Rukiqi: Janë kontrolluar tri lokacione nën dyshimin se personat e arratisur mund të jenë aty
Gjatë një konference për media, drejtori i Drejtorisë rajonale të Policisë në Gjilan, Agron Rukiqi ka dhënë detaje për vrasjen e trefishtë që ndodhi pasditën e së dielës në këtë qytet.
Ai tha se Mefail Shkodra së bashku me dy djemtë e tij janë shpallur në kërkim, raporton Zeri.info.
Rukiqi tha se Policia ka bërë kërkesë për bashkëpunim ndërkombëtar për kapjen tyre.
Po ashtu u bë e ditur se janë kryer kontrolle në tri lokalcione.
“Është bërë kërkesa për bashkëpunim ndërkombëtar dhe janë lajmëruar pikat kufitare. Policia me veprimet e ndërmarra ka arritur të sigurojë prova të mjaftueshme, me dyshimin se tre personat e përfshirë në rastin e vrasjes së rëndë e kanë kryer këtë vepër. Policia ka ndërmarrë kontrolle në tri lokacionale me dyshimin se mund të jenë personat e dyshimtë. Ekipet rajonale janë në terren”, ka thënë Rukiqi. /Zëri