Rasti i Labanit, Çitaku Haxhiut: Siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca për shtyp
Foto: Laura Hasani

Rasti i Labanit, Çitaku Haxhiut: Siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca për shtyp

Aktuale August 10, 2025 - 15:28

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas deklaratave të saj për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Çitaku theksoi se Haxhiu, edhe pse në pushtet prej kohësh, ka reaguar vetëm tani, kur Gjykata Kushtetuese vendosi për seancën konstituive të Kuvendit, dhe jo më parë.

“Me unanimitet, të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, përfshirë dy që ju i keni votuar, kanë konstatuar se kryesuesi i seancës ka shkelur Kushtetutën. Çdo përpjekje për të delegjitimuar Gjykatën Kushtetuese është thirrje për anarki. Ku ishit ju më parë? Kishit pushtet absolut. Siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca për shtyp, por me veprime konkrete”, shkruan Çitaku në Facebook.