Serbëve në veri u shkojnë mesazhe për gjoba, MTSS-ja mohon se janë nga ta
Foto: Laura Hasani

Serbëve në veri u shkojnë mesazhe për gjoba, MTSS-ja mohon se janë nga ta

Aktuale August 10, 2025 - 08:04

Tash e disa ditë, qytetarëve serb në veri u kanë shkuar mesazhe për pagesë të kinse gjobës për shkelje të rregullave në komunikacion, duke kërkuar të klikohet një link. Operatori serb në veri, MTSS DOO ka thënë se mesazhet e tilla nuk janë dërguar nga kjo kompani por janë “phishing” që dëshirojnë të vjedhin të dhënat.

Mesazhe në shkrimin cirilik së fundmi morën në celularë qytetarë të komunitetit serb në katër komunat veriore.

Një të tillë e ka siguruar edhe Tëvë1.

E në këtë mesazh i bëhet thirrje qytetarëve të klikojnë një link, në të cilin thuhet se duhet të paguhet gjoba për kinse shkelje të rregullave në komunikacion.

Në këtë mesazh thuhet se nëse nuk paguhet gjoba, leja e ngasjes së veturës do të revokohet.

“Njoftim për paralajmërim mbi mbrojtjen e të drejtave shtetërore. Ju keni një gjobë të paplanifikuar për një shkelje totale. Sipas seksionit D508-12.084 të aktit për automjete nëse nuk paguani deri më 5 gusht 2025, regjistrimi i automjetit do të pezullohet, leja juaj e drejtimit do të revokohet për 30ditë”, thuhet nw mesazhet e dërguar qytetarëve.

Tëvë1 ka tentuar të marrë një qëndrim nga qytetarët, por të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin.

Ndërkaq, në një përgjigje për Tëvë1, telekomi serb MTS.DOO në veri, ka mohuar se mesazhet kanë shkuar nga ta.

Ndërkaq thonë se të dhënat e klientëve janë të sigurta.

“Siç ndoshta e dini, kohët e fundit sulmet “phishing” ndaj përdoruesve të të gjithë operatorëve janë bërë gjithnjë e më të zakonshme. Mediat shpesh analizojnë temat e sulmeve të ngjashme, me një paralajmërim për përdoruesit që të mos hapin lidhje të dyshimta dhe të paverifikuara, si dhe mesazhe SMS. Rasti i “dhënies së gjobave” që përmendni, të cilat disa përdorues i morën, nuk vijnë nga kompania jonë. Është një formë klasike e mashtrimit “phishing” me qëllim abuzimin e mundshëm. Sa i përket sigurisë së të dhënave të përdoruesve tanë, ato janë plotësisht të sigurta”, thuhet nga kjo kompani.

Kryesuesi i kuvendit komunal të Mitrovicës së veriut, Nexhat Ugljanin thotë se mesazh i tillë i ka shkuar edhe nënkryetares së komunës.

“Kërcënojnë qytetarët edhe identitetin dhe kredibilitetin e qytetarëve, në nivel por ata njerëz sigurisht janë të caktuar me emër dhe mbiemër sepse nuk është rastësisht bash që është nënkryetarja e komunës por edhe do personalitete të tjera të cilët janë në pozita kryesore” , thotë ai.

Tëvë1 ka tentuar të marrë një përgjigje nga nënkryetarja e komunës së Mitrovicës së veriut, Katarina Agjançiq por e njëjta nuk është përgjigjur.