Nesër temperaturat deri në 36 gradë Celsius
Foto: Laura Hasani

Nesër temperaturat deri në 36 gradë Celsius

Aktuale August 09, 2025 - 22:06

Të dielën pritet të mbajë mot me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16°C, ndërsa ato maksimale e ditës ndërmjet 32 dhe 36°C.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pritet të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 3m/s.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që të respektohen këshillat i IKSHP.