Ndërmjetësimi amerikan: Trumpi pajton azerë e armenë, shpëton Kosovën
Foto: Laura Hasani

Ndërmjetësimi amerikan: Trumpi pajton azerë e armenë, shpëton Kosovën

Aktuale August 09, 2025 - 21:27

Presidenti amerikan, Donald Trump i dha fund edhe një konflikti tjetër që trazonte botën.

Ai ndërmjetësoi marrëveshjen e paqes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, dy shteteve që ishin në armiqësi për 35 vjet.

Por, edhe në këtë ceremoni të organizuar në Shtëpinë e Bardhë, të premten pasdite, ripohoi se në 6 muajt e parë të mandatit aktual, iu deshtë të ndërhyjë për ta parandaluar edhe një përplasje të re midis Serbisë dhe Kosovës.

Për paqen e firmosur nga presidenti azerbajxhanas Ilham Alijev, dhe kryeministri armen, Nikol Pashinjan, tha se ishte diçka që nuk u arrit nga askush tjetër.

Ujdia parasheh edhe hapjen e një korridori nëpër territorin armen për ta lidhur Azerbajxhanin me pjesën tjetër të tij, Nakshivan. Korridori prej më shumë se 32 kilometrash do të njihet si “Rruga Trump për paqe dhe mirëqenie ndërkombëtare”

Por me këtë traktat paqeje, amerikani është edhe më afër të qenit laureat për çmimin Nobel, që ndahet më 10 tetor. Kjo edhe për faktin se tani, siç tha Alijev do ta propozojë bashkë me Pashinjanin.

E vet Trump iu premtoi të dyve ftesa e madje edhe ulëse në radhën e parë në festën e marrjes së çmimit Nobeli

E Shtëpia e Bardhë u kujdes që gjithë këtë të arritur ta ilustrojë me këtë foto dhe epitetin “Presidenti i Paqes” për Trumpin. /rtk