
Pritjet për të hyrë në Kosovë zgjasin rreth 30 minuta, për të dalë deri në 1 orë
Aktuale
August 09, 2025 - 20:06
Aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 30 minuta.
Kështu ka treguar përditësimi i fundit i të dhënave i Qendrës për Menaxhimin e Kufijve, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 30 minuta.
Por, pritjet janë më të gjata për ata që dalin nga Kosova.
Në pikën kufitare në Hanin e Elezit, për të dalë nga Kosova, qytetarët duhet të presin deri në një orë.
Njësoj edhe tek pika kufitare e Dheut të Bardhë.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë maksimumi 15 minuta.