
Policia ndërhyn të lirojë godinën e televizionit në Shqipëri, reagojnë shoqatat e medias
Aktuale
August 09, 2025 - 16:58
Në Shqipëri, policia ka ndërhyrë sot për të liruar godinën ku operon televizioni News24 dhe mediat Panorama e BalkanWeb, duke ndërprerë transmetimet. Veprimi u krye në zbatim të një vendimi gjykate pas përfundimit të kontratës së qirasë, ndërsa objekti i është kaluar kompanisë “KAYO” për përdorim industrial.
Ndërhyrja ka sjellë reagimin e shoqatave të medias, të cilat e cilësojnë shqetësuese për lirinë e shtypit dhe kërkojnë garantimin e punës së gazetarëve.