LVV-ja zyrtarizon kandidatin për kryetar të Skenderajt
Kryetari i VV-së, Albin Kurti, sot e ka zyrtarizuar kandidatin e VV-së për kryetar të Komunës së Skenderajt.
Përmes një komunikate për media, VV-ja ka bërë me dije se kandidat për kryetare të kësaj komune në zgjedhjet e 12 tetorit do të jetë Hysni Mehani.
VV-ja ka bërë me dije se në këtë takim prezent ishte edhe Kurti.
“Në takimin e sotëm me strukturat organizative të Qendrës së Skenderajt, në prani të Kryeministrit dhe Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, Sekretarit të Përgjithshëm Alim Rama, Koordinatorit të Qendrave dhe deputetit Salih Zyba, si dhe deputetes Arjeta Fejza, u dha mbështetja e plotë dhe e vendosur për Hysni Mehanin. Me Hysniun kryetar dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! në qeverisje, Skenderaj do të ketë një administratë transparente, investime të reja në bujqësi, arsim dhe infrastrukturë, si dhe bashkëpunim të fortë me qeverinë qendrore për projekte madhore zhvillimi”, është thënë në komunikatën e VV-së.