
Temperaturat sot deri në 34 gradë Celsius
Aktuale
August 09, 2025 - 08:08
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell, me temperatura që shkojnë deri në 34 gradë Celsius.
“Të shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta”, thotë Insitituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 31-34°C”.
“Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 4m/s”.