Osmani përshëndet marrëveshjen e paqes Azerbajxhan-Armeni: Nën udhëheqjen e SHBA-së, bota është më e sigurt
Foto: Laura Hasani

Osmani përshëndet marrëveshjen e paqes Azerbajxhan-Armeni: Nën udhëheqjen e SHBA-së, bota është më e sigurt

Aktuale August 09, 2025 - 00:36

Presidentja Vjosa Osmani ka përshëndetur marrëveshjen e paqes së arritur mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, të cilën e ndërmjetësoi presidenti amerikan Donald Trump.

Ajo përmes një postimi në platformën "X" ka përgëzuar presidentin amerikan, Donald Trump tha se kjo marrëveshje historike është dëshmi e asaj që mund të arrijë një lidership i fortë amerikan.

“Nën udhëheqjen e SHBA-së, bota është më e sigurt, më e fortë dhe më e begatë. Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA-në në avancimin e paqes në rajonin tonë dhe në nivel global:, shkruan Osmani.

Azerbajxhani dhe Armenia u pajtuan sot pas një konflikti që zgjati  35 vjet.