
Miftaraj: VV-ja dinë vetëm ta mallkojë Gjykatën Kushtetuese
Aktuale
August 08, 2025 - 17:38
Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje të vetmen ekspertizë e kanë shkeljen dhe mallkimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ai ka thënë se LVV nuk duhet të merret seriozisht kur flet për këtë temë.
“Kur LVV flet per Kushtetutë apo Gjykatë Kushtetuese mos i merrni seriozisht. Këta të vetmen ekspertizë e kanë me shkel Kushtetuten dhe me mallku Gjykaten Kushtetuese. P.S. Çapaquli i noterit te korruptuar degjo prape emisionin dhe mëso ndonjë gjë. Hakus takus papakus korruptus i Pdkus tash Vovosë”, ka thënë ai.
Gjykata Kushtetuese konstatoi se kryesuesi i seancës Avni Dehari ka bërë shkelje kushtetuese.