
Qeveria merr tri vendime, njëri lidhet me urën e re mbi lumin Ibër
Aktuale
August 08, 2025 - 14:24
Qeveria në detyrë ka mbajtur sot mbledhjen elektronike, në të cilën ka marrë tri vendime.
Në vendimin e parë është miratuar vendimi për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës me vetiniciativë për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat janë të nevojshme për realizimin e projektit infrastrukturor për interes publik “Ndërtimi i urës mbi lumin Ibër”, që lidh Mitrovicën e Veriut dhe Mitrovicën e Jugut;
Në vendimin tjetër janë caktuar zonat e shërbimit për ofruesit e shërbimeve të ujit në Republikën e Kosovës;
Ndërsa në vendimin e fundit është miratuar ndryshimi i statutit të kompanisë rajonale të ujësjellësit “Mitrovica” SHA, sipas vendimit të Bordit të Drejtorëve. /Zëri