Bajrami: Kurti më nuk mund ta bllokojë Kosovën për emrin e Albulena Haxhiut
Foto: Laura Hasani

Bajrami: Kurti më nuk mund ta bllokojë Kosovën për emrin e Albulena Haxhiut

Aktuale August 08, 2025 - 13:30

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila urdhëroi deputetët që me votim të hapur të zgjedhin kryetarin/en e Kuvendit.

Sipas Bajramit, u vërtetua ajo që prej ditës së parë kishte thënë LDK-në, duke akuzuar Kurtin se ka detyruar kryesuesin Avni Deharin të shkelë Kushtetutën, transmeton Zeri.info.

Shkrimi i plotë i Bajramit:

Prej ditës së parë e kemi thënë këtë që e vërtetoi Gjykata Kushtetuese sot:

Albin Kurti e ka detyru Avni Deharin me shkelë Kushtetutën.

I njëjti kandidat nuk mund të votohet më shumë se 3 herë - Albin Kurti më nuk mund ta bllokojë Kosovën për emrin e Albulena Haxhiut sepse shteti i është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër.

Deputetët duhet të marrin pjesë në votim.

Votimi duhet të jetë i hapur – Kushtetuesja mbështetë transparencën, sepse ne jemi përfaqësuese të qytetarëve dhe ata kanë të drejtë të shohin se kush për kë voton.

S'ka demokraci aty ku s'ka respektim të Kushtetutës dhe të ligjit.