Takimi Trump – Putin, Tahiri paralajmëron: Kosova dhe Krimeja do të jenë temat qendrore gjeopolitike
Foto: Laura Hasani

Takimi Trump – Putin, Tahiri paralajmëron: Kosova dhe Krimeja do të jenë temat qendrore gjeopolitike

Aktuale August 08, 2025 - 11:15

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar takimin në mes të presidentit amerikan dhe atij rus, i cili pritet të mbahet javën e ardhshme.

Ajo ka paralajmëruar se një nga temat qendrore të këtij takimi mund të jetë Kosova dhe Krimeja.

Në profilin e saj në Facebook, Tahiri ka shkruar se ky takim mund të jetë një Jaltë e dytë.

“Trump dhe Putini pritet të takohen në ditët në vijim, e konfirmuar nga të dyja palët - ky takim mund të jetë Yalta e dytë - Kosova dhe Krimeja do të jenë tema qendrore gjeopolitike”, shkroi Tahiri.