Podujeva bëhet me shërbimin e hemodializës, investim prej mbi 340 mijë eurove

Podujeva bëhet me shërbimin e hemodializës, investim prej mbi 340 mijë eurove

Aktuale August 08, 2025 - 10:55

Ky investim vjen me 15 shtretër të rinj të digjitalizuar dhe antibakterial prej 70 mijë eurosh, 16 aparate të reja në vlerë prej 171 mijë e 200 eurove, osmozën me ujë të pastër prej 82 mijë eurove.

“Totali i investimit është 343 mijë e 200 euro. Ky është një lajm tejet i mirë për pacientët dhe familjarët e tyre. 32 pacientë trajtohen ashtu siç kemi mësuar, do të punohet në dy ndërrime, meqenëse këtu do të mundë të trajtohen edhe mërgimtarët”, ka thënë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Për pak do të fillojmë edhe me shërbime specialistike dhe tash qytetarët e Podujevës që është dashur të udhëtojnë, jo veç për shërbimin e hemodializës, por për çdo shërbim specialistik, do ta kenë edhe vendin me një investim prej 2.5 milionë eurosh”, ka thënë ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ndërkaq kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se deri tash në shëndetësinë e Podujevës MSH-ja ka investuar pesë milionë euro.