
Sot mot me diell, fundjava me temperatura të larta
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell.
IHMK-ja njofton se vranësira të pakta parashihen përreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të jenë nga 10-13° C, ndërkaq maksimale nga 27-32° C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.
Ndërkaq, fundjava parashihet me kushte stabile meteorologjike dhe me temperatura tipike verore.
Të shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15° C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 31-34° C.
Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 4m/s.
Edhe të dielën moti do të jetë me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16° C, ndërsa ato maksimale e ditës ndërmjet 32 dhe 36° C.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 3m/s.
Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që të respektohen këshillat e IKSHP-së.