Përfundon protesta masive kundër Gjykatës Speciale
Foto: Laura Hasani

Përfundon protesta masive kundër Gjykatës Speciale

Aktuale August 07, 2025 - 18:20

Ka përfunduar pas një ore protesta masive “Drejtësi kundër padrejtësive në Hagë” e thirrur nga OVL e UÇK-së, kundër Gjykatës Speciale.

Në këtë protestë ka marrë pjesë numër i madh i qytetarëve, ndërsa protestuesve i janë drejtuar me nga një fjalë rasti Hysni Gucati, Ivanga Tromp dhe Ali Ahmeti.

Protestuesit pas fjalimeve janë shpërndarë në mënyrë të qetë dhe përkundër numrit të madh nuk raportuar për ndonjë incident. /Zëri