Ahmeti: UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë duke respektuar ligjet ndërkombëtare të luftës
Foto: Laura Hasani

Ahmeti: UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë duke respektuar ligjet ndërkombëtare të luftës

Aktuale August 07, 2025 - 18:09

Kreu i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka thënë se kombi shqiptar ka qenë gjithmonë i bashkuar sa herë i është rrezikuar identiteti dhe dinjiteti i tyre.

"Kombi ynë historikisht ka qenë i bashkuar si një trup i vetëm kur ne na është rrezikuar identiteti dhe dinjiteti, prandaj sot si një trup jemi këtu për të kërkuar liri për çlirimtarët që po mbahen padrejtësisht nga Gjykata Speciale" tha Ahmeti para protestuesve që kanë mbushur sheshet e Prishtinës kundër Gjykatës Speciale.

Ahmeti tha se UÇK-ja ka bërë luftë të drejt për çlirim dhe ka respektuar ligjet ndërkombëtare të luftës, transmeton Zeri. info.

"Po kërkojmë të drejtën tonë, UÇK-ja ka bërë luftë drejt për liri, nga pushtimi, që nga viti 1994 ka qenë e qartë për çlirimin e saj. UÇK-ja i është përmbajtur ligjeve ndërkombëtarë të luftës, ajo asnjëherë nuk është marrë me të pafajshmit, s’ka vrarë civil, ka qenë e qartë në mënyrë të përsëritur ka sqaruar se lufta e saj ishte vetëm e vetëm për çlirim"

" UÇK-ja nuk ishte kundër asnjë etnie, fetare apo organizatë terroriste, kjo luftë e dwrgo Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë dhe kjo ndikoi në ndryshimin e pozitës së shqiptarëve në rajon, duke sjell prosperitet deprespektiv drejt perëndimit", deklaroi Ahmeti.

Tani në rajonin tonë me disa liderë të ri më së shumti mungon stabiliteti bashkëpunimi solidaritet dhe qartësia perëndimore.

Ai gjithashtu tha se, Serbia me përkrahësit e saj ka bërë dhe po bwn gjithcka për zhbërjen e pavarësisë së Kosovës përmes gjykatës speciale.

"Gjykata Speciale nuk perespekton të drejtën për një gjykim të paanshëm. kanë kaluar 5 vite dhe të paraburgosurit po mbahet ende të mbyllur"tha Ahmeti. /Zëri