
Gucati: Specialja po e gjykon UÇK-në, aleatin e NATO-s dhe Amerikës
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka thënë se nuk do lejojnë që një gjykatë e njëanshme, siajo në Hagë të gjykojë luftën e drejt të UÇK-së.
Gucati ju drejtua protestuesve, duke ju thënë se i kanë bërë gjithë veteranët e UÇK-së krenarë me pjesëmarrjen masive.
"Sot veteranet UÇK-së i kemi bërë krenarë që jemi bashkë në këtë numër kaq të madh kundër padrejtësisë. Kjo gjykatë është e njëanshme kundër UÇK-së kundër shtetit ë Kosovës"
"Jemi bashkuar edhe sot sepse po rrezikohet liria dhe e verteta jonë,sepse gjykata speciale ka deformuan funksionon e saj", tha Gucati.
Ai tha se lufta e UÇK-së, ishte përgjigja legjitime kundër shtypjes gjenocidale, kundër spastrimi etnik, dhunimeve e krimeve të Serbisë në Kosovë dhe sipas tij, nuk ka gjykatë në botë që mund ta zhbëjë këtë të vërtet, raporton Zeri.info.
Ai tha se UÇK-ja ishte aleate e NATO- dhe Amerikës për çlirimin e Kosovës dhe se Gjykata Speciale ka tradhtuar besimin e institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës.
"UCK bashke me NATO-n, në krye me Amerikën,kanë çliruar Kosovë nga Serbia, sot kjo gjykatë në Hagë po gjykon aleatët e NATO-s (Thaçi dhe të tjerët)".
"Besimi i Kuvendit të Kosovës është tradhtuar, besimi i qytetarëve tanë ëstë tradhtuar, prandaj më nuk besojmë në këtë gjykatë", tha Gucati para protestuesve. /Zëri