Me pjesëmarrje masive, nis protesta
Foto: Laura Hasani

Me pjesëmarrje masive, nis protesta "Kundër padrejtësisë"

Aktuale August 07, 2025 - 17:08

Sheshi "Skënderbeu" në Prishtinë, është mbushur me qytetarë nga e gjithe Kosova dhe jo vetëm, për të marrë pjesë në protestën që organizatorët e kanë quajtur, kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale.

Protesta po mbahet nën moton "Kundër Padrejtësisë, ndërsa shihen kudo, Flamuj të UÇK-së, mbishkrime në duar që tregojnë mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Organizatat e Veteranëve të Luftës kanë bërë të ditur se folës pritet të jenë: Nevenka Tromp, Ali Ahmeti, Hysni Gucati dhe një djal i dëshmorit. /Zëri