Euractiv: Një zyrtar i lartë i BE-së na tha se dhuna policore në Kosovë është endemike
Foto: Laura Hasani

Euractiv: Një zyrtar i lartë i BE-së na tha se dhuna policore në Kosovë është endemike

Aktuale August 07, 2025 - 12:09

Media evropiane “Euractiv” ka shkruar për akuza të rritjes së dhunës policore në Kosovë, për çka tha se Policia e Kosovës është nën vëzhgim të hollë nga Bashkimi Evropian.

“Euractiv” citon edhe një zyrtar të lartë të BE-së që dhuna policore në Kosovë është bërë “endemike”.

“Akuzat në rritje për abuzim, tensionet etnike dhe shqyrtimi nga BE-ja po e vënë në provë forcën policore të Kosovës - dhe perspektivat e saj të anëtarësimit”, thuhet në artikull.

“Besimi publik në Policinë e Kosovës po bie, veçanërisht në mesin e popullsisë serbe. Një anketë e vitit 2021 zbuloi se 77% e besimit të shqiptarëve etnikë i besonin policisë, krahasuar me vetëm 14% të serbëve”, thuhet më tej.

“Një studim i vitit 2024 zbuloi se vetëm 1% e serbëve mbështetën rritjen e pranisë policore, ndërsa 35% thanë se kjo i bëri të ndihen më pak të sigurt dhe 57% nuk ishin të sigurt për ndjenjën e tyre të sigurisë. Në të kundërt, 93% e shqiptarëve etnikë e mbështetën vendimin dhe 85% thanë se kjo i bëri të ndihen më të sigurt”, shkruhet më tej.