Minatori i “Trepçës” ndëshkohet pasi u kap duke fjetur gjatë orarit të punës
Foto: Laura Hasani

Minatori i “Trepçës” ndëshkohet pasi u kap duke fjetur gjatë orarit të punës

Aktuale August 07, 2025 - 10:16

Kompania “Trepça” ka njoftuar se ka marrë masë disiplinore ndaj një punëtori, i cili është zënë duke fjetur gjatë orarit të punës.

Sipas Komisionit Disiplinor, kjo sjellje përbën shkelje të detyrave të punës, raporton Zeri.info.

Masa disiplinore e shqiptuar është ndalja e 30 për qind të pagës për pesë muaj.

“Kryeshefi ekzekutiv, më datë 07.08.2025, ka sjellë vendimin nr. prot. 6430, datë 07.08.2025, me të cilin ka shqiptuar masën disiplinore – dënim me para-gjobë në lartësi prej 30% të pagës mujore për një periudhë deri në 5 muaj ndaj A.A.”, thuhet në njoftim. /Zëri