Vrasja në arë: Famija varros Enverin, askush në pranga

Vrasja në arë: Famija varros Enverin, askush në pranga

Aktuale August 06, 2025 - 21:30

Ndryshe nga e diela, të mërkurën te varri i erdhën qindra persona.

Enver Bajrakatri u varros për të dytën herë në Baicë të Lipjanit brenda pak ditësh.

Por, se kush e groposi të parën herë, midis are me misër, ende është mister.

Asnjë arrestim, apo intervisitim për ndonjë të dyshuar nuk është bërë në 3 ditë që kur ngjarja tragjike tronditi fshatin.

Familjarë, miq e qytetarë, në mesin e të cilëve edhe ata që e kërkuan për 1 ditë të plotë prej kur u shpall i zhdukur, i dhanë lamtumirën e fundit.

Xhematlinjtë u shprehën të tronditur me ngjarjen.

Prokuroria ndërkohë deri më tani ka dhënë vetëm detaje bazike.

Nga policia, në pyetje u morën veç 4 dëshmitarët e ditës së kobshme./klankosova