AGK-ja e mbështet protestën e punëtorëve të RTK-së: Qeveria urgjentisht ta alokojë buxhetin për transmetuesin publik
Foto: Laura Hasani

AGK-ja e mbështet protestën e punëtorëve të RTK-së: Qeveria urgjentisht ta alokojë buxhetin për transmetuesin publik

Aktuale August 06, 2025 - 17:26

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mbështetur protestën e gazetarëve të RTK-së.

AGK-ja ka kërkuar nga Qeveria që urgjentisht të gjitha mundësitë ligjore për të alokuar buxhetin që i takon Transmetuesit Publik, raporton Zeri.info.

“Gazetarët, kameramanët, montazhierët dhe të gjithë punëtorët e RTK-së nuk duhet të punojnë nën presion financiar, duke ua mohuar pagat, dhe as nën presion politik, i cili ndodh vazhdimisht nga ana e Qeverisë së Kosovës.

AGK-ja e njeh rolin e rëndësishëm të Transmetuesit Publik në skenën mediale të Kosovës për të informuar publikun në kohë reale, në gjuhët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

AGK-ja do të përkrahë çdo formë proteste që Sindikata e Punëtorëve të RTK-së e sheh të arsyeshme për të adresuar mungesën e buxhetit”, thuhet në njoftim. /Zëri