Rama: Prishtina i bashkohet protestës së OVL UÇK-së, më 7 gusht autobusët urbanë falas
Foto: Laura Hasani

Rama: Prishtina i bashkohet protestës së OVL UÇK-së, më 7 gusht autobusët urbanë falas

Aktuale August 06, 2025 - 15:01

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se për herë të parë brenda kabinetit të tij është krijuar një sektor i posaçëm për çështje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së.

Rama, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Prishtina do t’i bashkohet protestës së OVL UÇK-së për drejtësi për mbrojtjen e vlerave të luftës.

Ai tha se në mbështetje të kësaj proteste kanë marrë vendim që më 7 gusht transporti urban të jetë falas për të gjithë qytetarët.

“Parking falas prapa Pallatit të Rinisë, nga ora 16:00 deri në 18:00, për autobusët e protestuesve”, ka shkruar Rama.