Klubi i Motoristëve nga Zvicra përkrah protestën e nesërme, fton edhe qytetarët e tjerë për pjesëmarrje

Klubi i Motoristëve nga Zvicra përkrah protestën e nesërme, fton edhe qytetarët e tjerë për pjesëmarrje

Aktuale August 06, 2025 - 14:05

Klubi i motoristëve nga Zvicra “Plisat” do të marrë pjesë në protestën e nesërme të organizuar nga Organizatat e Veteranëve të Luftës, kundër Gjykatës Speciale.

Protesta, e cila do të mbahet me fillim prej orës 17:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ka marrë përkrahje si nga qytetarët, ashtu edhe nga politikanë të ndryshëm, shkruan Zeri.info.

“Klubi ‘Plisat’ njofton se do të marrë pjesë në protestën e së enjtes data 07 gusht 2025. Klubi motoristik nga Zvicra ‘Plisat’ i fton të gjithë motoristët t’i bashkëngjitemi protestës për ish-krerët e UÇK-së në Hagë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre.

Nga OVL UÇK-ja tashmë kanë bërë të ditur se gjithçka është gati për protestën e nesërme. /Zëri