Reshitaj: Osmani po zhytet në një spirale që mund të shënojë fundin e karrierës së saj politike

Reshitaj: Osmani po zhytet në një spirale që mund të shënojë fundin e karrierës së saj politike

Aktuale August 06, 2025 - 09:42

Korab Reshitaj, deputet në Kantonin e Bernit, e ka kritikuar ashpër veprimin e Presidentes Vjosa Osmani për tërheqjen e lendes së saj nga Gjykata Kushtetuese.

Ai ka bërë me dije se me këtë veprim Osmani po hyn në një rreth vicioz pa kthim politik.

Në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Reshitaj ka shkruar se karriera politike e Osmanit po shkon drejt fundit.

“Po hyn tani në një angranazh politik nga i cili vështirë se do të dalë fitimtare në kujtesën politike të Republikës së Kosovës. Shpeshherë, ajo dhe kabineti i saj kanë ditur t’i përdorin me finesë narrativat e komunikimit dhe veprimit politik. Por që nga dje, me tërheqjen e kërkesës së saj nga Gjykata Kushtetuese, për arsye të paqarta dhe pa ndonjë provë të qartë e me substancë, Osmani po zhytet në një spirale që mund të shënojë fundin e karrierës së saj politike në mënyrë negative. Aleanca Osmani–Kurti mbetet aktuale, dhe presidentja po përpiqet ta luajë rolin e saj në heshtje. Por më mirë do të ishte të qartësonte synimet e saj reale dhe, mbi të gjitha, të ndalonte së thëni gjysmë të vërteta – ose, nëse preferoni, gjysmë të rrejshme”, ka shkruar Reshitaj.