
Sulmuan fizikisht katër persona, arrestohen dy të dyshuar në Skenderaj
Aktuale
August 06, 2025 - 09:13
Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Skenderaj, pasi dyshohen për veprën penale “Vrasje në tentativë”, shkruan Zeri.info.
Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë së Kosovës, të dyshuarit kishin sulmuar fizikisht katër persona.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve, janë jashtë rrezikut për jetë.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Vrasje në tentativë
Rr. “Azem Bejta”, Skenderaj 05.08.2025 – 17:58. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi kishin sulmuar fizikisht katër viktima (tre meshkuj dhe një femër) kosovarë. Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve, janë jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Zëri