
Osmani sot pret në takim emisarin e BE-së për dialog
Aktuale
August 06, 2025 - 08:33
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë sot një takim me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen.
Sipas njoftimit, takimi do të mbahet në orën 10:00, në kabinetin e Presidentes.
Mediat do të kenë mundësinë të marrin pamje në fillim të takimit.
Ndërkohë, nuk është bërë e ditur nëse do të ketë konferencë për media pas takimit.