
Çka u tha në letrën e Trumpit për Osmanin?
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur gjatë së mërkurës se ka marrë një letër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Sipas njoftimit të Presidencës, përmes kësaj letre Trumpi e ka falënderuar Osmanin për përkushtimin dhe miqësinë ndaj Shteteve të Bashkuara.
Trumpi i është drejtuar Osmanit, duke u shprehur i bindur se bashkë do të vazhdohet për avancimin e qëllimeve të përbashkëta.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova ndajnë një lidhje të thellë, të bazuar në respektin e ndërsjellë, vlera të përbashkëta demokratike dhe një vizion për një të ardhme paqësore dhe prosperuese”, thuhet në letër.
“Përkushtimi juaj për forcimin e kësaj lidhjeje nuk ka kaluar pa u vërejtur dhe jam i bindur se së bashku do të vazhdojmë të avancojmë qëllimet tona të përbashkëta”, thuhet tutje në letrën e Trumpit për Osmanin.