Protesta e 7 gushtit, veteranët sot mbajnë konferencë për media
Foto: Laura Hasani

Protesta e 7 gushtit, veteranët sot mbajnë konferencë për media

Aktuale August 06, 2025 - 08:03

Sot me fillim nga ora 11:00 Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të mbajë konferencë për media.

Siç bëhet e ditur në njoftim, gjatë kësaj konference do të jepen detaje lidhur me përgatitjet për protestën e 7 gushtit.

Të enjten, me fillim nga ora 17:00, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka thirrur protestë gjithëpopullore në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale.