Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto: Laura Hasani

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktuale August 06, 2025 - 07:53

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 e 16 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale do të arrijnë në 24 e 27 gradë Celsius.

Era, sipas IHMK-së, kryesisht do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 4 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit:

Image