
Ministri serb pëson goditje në tru gjatë intervistës live në emisionin e mëngjesit
Aktuale
August 05, 2025 - 13:42
Ministri serb Darko Glishiq ishte i ftuar në programin e mëngjesit të televizionit Pink kur papritmas u ndje keq.
Sipas mediave serbe, ai pësoi një goditje në tru dhe është në gjendje të rëndë.
Ministri i Investimeve Publike Darko Glishiq nuk mundi ta përfundonte intervistën, ndaj programi u ndërpre.
Glishiq është dërguar në spital, ku ka mbërritur edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ndryshe, Glishiq konsiderohet si bashkëpunëtori më besnik dhe më i ngushtë i presidentit serb.