Mot me vranësira e riga shiu
Foto: Laura Hasani

Mot me vranësira e riga shiu

Aktuale August 05, 2025 - 07:54

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen dhe si rezultat priten riga shiu nëpër disa zona, kryesisht në juglindje të vendit.

IHMK-ja bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 e 17 gradë Celsius, kurse ato maksimale do të arrijnë në 21 e 25 gradë Celsius. /Zëri

Më poshtë jua sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit:

Image