
Ambasada Amerikane deklarohet për vizitën e Bakerit: Përforcon partneritetin mbrojtës SHBA - Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka komentuar vizitën zyrtare të zëvendësndihmëssekretarit të Mbrojtjes, David Baker dhe gjeneralit brigadier Chris McKinney.
Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, zyrtarët amerikanë u takuan me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedoncin, komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, si dhe me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduanin.
Gjithashtu, ata vizituan kampin ushtarak amerikan “Bondsteel” dhe u takuan me trupat amerikane të stacionuara në Kosovë.
Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane, gjatë vizitës, zëvendësndihmëssekretari Baker theksoi përkushtimin e SHBA-së për të forcuar partneritetin në fushën e mbrojtjes me Kosovën dhe për të thelluar bashkëpunimin në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në rajon.
“Më të fortë dhe më të sigurt”, përfundohet në deklaratën e Ambasadës në Facebook.