Platforma “Liria ka emër” mbështet protestën kundër padrejtësisë, fton qytetarët të marrin pjesë
Foto: Laura Hasani

Platforma “Liria ka emër” mbështet protestën kundër padrejtësisë, fton qytetarët të marrin pjesë

Aktuale August 04, 2025 - 11:33

Platforma “Liria ka emër” po e mbështet protestën e organizuar nga OVL e UÇK-ja kundër padrejtësive ndaj çlirimtarëve që po mbahen nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook të kësaj platforme, janë ftuar qytetarët të protestojnë më 7 gusht.

“Më 7 gusht protestojmë kundër padrejtësive, kundër rishkrimit të historisë, kundër shkeljes së të drejtave njerëzore… Së bashku!”, thuhet në këtë ftesë.