Trumpi sërish thotë se parandaloi luftën mes Kosovës dhe Serbisë: Shpëtuam miliona jetë [video]
Foto: Laura Hasani

Trumpi sërish thotë se parandaloi luftën mes Kosovës dhe Serbisë: Shpëtuam miliona jetë [video]

Aktuale August 04, 2025 - 11:23

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur sërish për angazhimin e tij në parandalimin e luftërave.

Ai në një intervistë për gazetarin australian Mario Nawfal, në mesin e tyre përmendi edhe shpërthimin e mundshëm të luftës mes Kosovës dhe Serbisë.

Trumpi tha se kanë arritur të shpëtojnë miliona jetë.

“Ne kemi zgjidhur shumë luftëra. Një nga luftërat, mendoni për këtë, Indi-Pakistan… bërthamore. Shikoni Kamboxhian kohët e fundit. Vetëm këtë javë, ne zgjidhëm një luftë të madhe mes Kongos dhe Ruandës. Kosova, e dini për këtë. Serbia, ajo do të shpërthente”, deklaroi Trumpi.

I pari i Shtëpisë së Bardhë tash e një kohë goxha shpesh e ka folur rreth parandalimit të luftës mes Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë temë para pak ditësh kishte folur edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.